Kosova pa Muriqin e Zhegrovën, kthehet Arbër Zeneli

  • S.A /
  • 25 August 2020 - 16:39
Kosova pa Muriqin e Zhegrovën, kthehet Arbër Zeneli

Kombëtarja e Kosovës në futboll është e gatshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, i cili do të nis më 3 shtator.

“Dardanët” do të garojnë në Ligën D – në një grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Më 3 shtator Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë si mysafire e Moldavisë në Itali, kurse më 6 shtator do ta pres Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi Bernard Challandes të martën e publikoi listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Në këtë listë mungon ylli i madh, Vedat Muriqi, e po ashtu Edon Zhegrova. Ndërsa spikat rikthimi i Arbër Zenelit pas gati një viti e gjysmë.

Futbollistët e ftuar janë: Samir Ujkani, Arjanet Muriç, Visar Bekaj, Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresheviç, Benjamin Kololli, Leart Paqarda, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Besar Halimi, Idriz Voca, Florent Hasani, Valon Berisha, Bersant Celina, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, Bernard Berisha, Milot Rashica dhe Atdhe Nuhiu.

(Kosova Sot Online )