Mbrojtësit të Ajaxit Blind i bie të fikët midis fushës, në një ndeshje miqësore

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 09:12
Mbrojtësit të Ajaxit Blind i bie të fikët midis fushës, në një ndeshje miqësore

Mbrojtësit të Ajaxit dhe Holandës, Daley Blind, i ka rënë të fikët midis fushës gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Hertha Berlin, të martën në mbrëmje.

30-vjeçari, i cili në dhjetor të vitit 2019 u diagnostikua me një problem në zemër pasi kishte ndier marramendje gjatë një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.

Ish-lojtari i Mancheser Unitedit iu rikthye futbollit në shkurt, pasi i ishte vendosur një defibrilator kardioverter në trup – IDC – (mjet që i vendoset pacientit brenda turpit për ta kontrolluar ritmin e zemrës).

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag, ka thënë se Blind po ndihej mirë pasi u zëvendësua.

“IDC-ja e Blind u fik. Ai u zëvendësua menjëherë dhe po ndihet mirë tani. Ai po ndihet mirë”, tha Ten Hag pas ndeshjes. “Ai do të ekzaminohet tani”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )