Trajneri i APOEL-it zihet ngushtë kur pyetët për një lojtar serb, Gjilnanin e sheh si ekip të fortë

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 23:26
Trajneri i APOEL-it zihet ngushtë kur pyetët për një lojtar serb, Gjilnanin e sheh si ekip të fortë

Skuadra e APEOL Nicosia ka stërvitur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë derisa pas stërvitjeve Marinos Ouzoundis i është përgjigjur gazetarëve të pranishëm në konferencë për shtyp

Trajneri Ouzoundis është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ku fillimisht e ka konsideruar Gjilanin si një kundërshtar të fortë.

“Nga materialet që kemi parë, besoj që kemi të bëjmë me një skuadër të fortë”, ka thënë Ouzoundis.

Ndërkohë, trajneri i skuadrës qytetit të Nicosise në APOEL për lojtarin serb Vujadin Savic i cili ka deklaruar për mediat në Serbi së nuk do të udhëtojë në “Kosovë pasi që nuk e njeh si shtet”.

Këtu, trajneri qipriot është treguar i ashpër, pasi që ai ka thënë se nuk dëshiron ta përziejë sportin në politikë.

Ai ka thënë se Savic nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe se nuk është përgatitur mirë për këtë takim.

(Kosova Sot Online)