“Man City mund t’i nxjerrë 223 milionë euro nga shitja e fanellave të Messit”

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 14:38
“Man City mund t’i nxjerrë 223 milionë euro nga shitja e fanellave të Messit”

Manchester City po mendon të bëjë goditjen më të madhe në histori të futbollit, duke blerë njërin prej futbollistëve më të mirë n’histori të këtij sporti, Lionel Messi.

33-vjeçari, sipas tashmë gjitha mediave botërore, ka kërkuar largimin nga Barcelona.

Skuadra e Pep Guardiolës shihet si destinacioni i mundshëm për 33-vjeçarin, për shkak edhe prezencës të trajnerit me të cilin fituan gjithçka në Barcelonë.

Sido që të jetë, nuk do të jetë e lehtë blerja e Messit, pasi Barça, nëse vendos të heqë dorë nga ai, të paktën dëshiron të nxjerrë një milionë euro më shumë se siç nxori nga shitja e Neymar në vitin 2017, 222 milionë euro.

Messi pretendon se ka të drejtën të largohet si lojtar i lirë duke u bazuar në kontratën që ka me katalunasit, derisa Barça në anën tjetër, nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve dhe synon të shndërrojë atë në më të shtrenjtin në histori.

Megjithatë, Danny Mills, ish futbollisti i Manchester City, beson se blerja e Messit mund të jetë e lehtë për klubin.

Arsyeja? Sepse sipas tij, shumë shpejt me shitjen e fanellave të argjentinasit, do të paguhen gjitha shpenzimet.

“Nuk mendoj se paratë janë problem në këtë mes”, u shpreh ai.

“Kam bërë një llogaritje, në vitin 2016, ai ka shitur dy milion fanella. Le të themi se fitimi është 40£ për një fanellë që do të thotë 80 milionë, apo ndryshe 1.5 milionë funte në javë, çka do të thotë se mbulohet edhe paga e tij”.

“Atij i ka mbetur edhe një vit kontratë, dhe nëse duhet të paguani 200 milionë funte për të, shitja e fanellave këtë vit mund t’i mbulojë pagën dhe gjitha tjerët, dhe vitin tjetër edhe shumë më shumë”.

Kështu, nuk mendoj se paratë janë problem (për Man City që ta blejë Messin), është nëse ai dëshiron vërtet ta lërë Barcelonën dhe të vijë në Manchester”.

Për lojtarin janë duke ‘luftuar’ edhe Interi dhe PSG-ja.  

(Kosova Sot Online)