El Chiringuito: “Messi – Guardiolës: Dua t’i fitoj edhe dy Topa të Artë, vetëm me ty mundem”

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 09:27
El Chiringuito: “Messi – Guardiolës: Dua t’i fitoj edhe dy Topa të Artë, vetëm me ty mundem”

Lionel Messi tashmë ka biseduar me Pep Guardiolën për një transferim të mundshëm në Manchester City. Cristobal Soria, në ‘El Chiringuito de Jugones’, ka zbuluar edhe disa fjalë interesante që Leo besohet të ia ketë thënë Guardiolës, me të cilin trajneri fitoi gjithçka brenda pak viteve te Barça.

Sipas tij, synimi i vetëm i Messit në këto vite të fundit karrierë nuk janë trofetë me klubin, por edhe ato personale. “Dua t’i fitoj dy Topat e Artë të radhës, dhe këtë mund ta arrij vetëm me ty”, tha Cristobal Soria.

Raportohet se Messi tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn, pasi në të kundërtën, ai s’do të kishte kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona pa pasur një plan të nisur apo rrugës për t’u kryer.

(Kosova Sot Online )