Barcelona i përgjigjet Messit: “O do të takohemi për të rinovuar ose s’ka asgjë për t’u negociuar…!”

  • S.A /
  • 29 August 2020 - 09:31
Barcelona i përgjigjet Messit: “O do të takohemi për të rinovuar ose s’ka asgjë për t’u negociuar…!”

Lionel Messi ka ndërruar strategjinë e largimit të mundshëm nga Barcelona.

Ai ka kërkuar që të takohet me drejtuesit e klubit dhe të gjejnë një zgjidhje pozitive për të gjithë.

Por, ajo që tani ka ndryshuar qasje është Barcelona, që s’do t’ia dijë për kërkesat e Messit.

Leo ka klauzolë 700 milionë euro dhe do të jetë i lirë vetëm në vitin 2021.

Sipas Marcas, Barcelona nuk e ka ndërmend ta lënë këtë verë të lirë, ashtu siç po dëshiron 33-vjeçari.

Madje, Marca raporton se ata i janë përgjigjur Messit: “O do të takohemi për të rinovuar ose s’ka asgjë për t’u negociuar”. Raportohet se Manchester City është më së shumti i interesuar për Leon, por nuk janë të gatshëm të paguajnë milionat që kërkon Barcelona.

(Kosova Sot Online )