Depay ia hap dyert Barcelonës: “Nuk e di nëse do të kompletoj sezonin te Lyoni”

  • S.A /
  • 29 August 2020 - 09:36
Depay ia hap dyert Barcelonës: “Nuk e di nëse do të kompletoj sezonin te Lyoni”

Objektivi i Barcelonës, Memphis Depay, ka hapur dyert për një transferim të mundshëm në Camp Nou, duke thënë se “nuk e di nëse do të kompletoj sezonin te Lyon”.

Depay ka qenë figura kryesore e Lyon që kur arriti në Groupama Stadium nga Manchester United në vitin 2017.

26-vjeçari ka shënuar 57 gola në 139 paraqitje duke përfshirë edhe het-trikun e mbrëmshëm në fitoren 4-1 ndaj Dijon.

Raportohet se Ronald Koeman, trajneri i ri i Barcelonës, e dëshiron në Camp Nou, pasi e njeh shumë mirë sulmuesin nga koha kur kishin punuar së bashku te Holanda.

“Nuk e di të ardhmen, s’mund ta parashikoj. Nuk e di nëse do të kompletoj këtu sezonin. Kam qenë për katër vite dhe jam bërë kapiten”, u shpreh ai.

“Ju duhet të shikoni edhe karrierën tuaj, nuk ka Champions League. Në këtë moment nuk e di”.

(Kosova Sot Online )