28 futbollistë të grumbulluar nga Reja për Nations League

  • 29 August 2020 - 14:24
28 futbollistë të grumbulluar nga Reja për Nations League

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka dalë në konferencë për shtyp paraditen e sotme për të folur për dy sfidat e para të kombëtares shqiptare në edicionin e ri të Nations League që do të nisë në shtator.

Fillimisht numri 1 i stolit të Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, ku përveç risive në listë ka edhe rikthime të mëdha.

Siç zbuloi edhe Supersport, Armando Sadiku është një nga rikthimet me peshë në listën e Rejas, ku bëjnë pjesë plot 28 futbollistë.

Për herë të parë në përfaqësuesen A janë thirrur emra të tillë si Armando Broja, Qazim Laçi dhe mbrojtësi i talentuar që luan me të rinjtë e Interit, Ramen Çepele.

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME BJELLORUSINË DHE LITUANINË

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Alban Hoxha

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Ermir Lenjani, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Enea Mihaj,

Mesfushorë: Keidi Bare, Odise Roshi, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi

Sulmues: Armando Sadiku, Armando Broja, Bekim Balaj, Florian Kamberi, Rey Manaj, Sokol Cikalleshi.

(Kosova Sot Online)