Vidal: Unë dhe Bravo nuk do të jemi shokë kurrë më

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 09:05
Vidal: Unë dhe Bravo nuk do të jemi shokë kurrë më

Arturo Vidal ka deklaruar se ai dhe Claudio Bravo nuk do të jetë miq kurrë më, si pasojë e një mosmarrëveshjeje publike në kohën kur po e përfaqësonin Kilin.

Lidhja e tyre nisi të prishej në vitin 2017, kur Kili dështoi ta siguronte pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 pas humbjes 3:0 kundër Brazilit.Pas asaj ndeshjeje, bashkëshortja e Bravos, Carla Pardo, i fajësoi disa futbollistë për dështimin e Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale, me Vidalin që ishte njëri prej atyre që ajo e kishte veçuar.

Prej atij momenti, lidhja e Bravo me Vidalin në ekipin kombëtar ka qenë temë e vazhdueshme spekulimi, edhe pse asnjëri nuk e kishte pranuar se kishin probleme.

“Shpresoj se çështja me Claudion është lënë pas tashmë, njerëzit kanë folur për këtë që dy vjet. Ne duhet të mendojmë për të mirën e ekipit kombëtar e jo të kërkojmë probleme që nuk kanë të bëjnë me futbollin”, kishte thënë Vidal më 2019.

Dhe tani, Vidal e ka pranuar se shoqëria mes tyre ka marrë fund dhe nuk do të ndreqet kurrë, por këmbëngul se ata mund ta përfaqësojnë Kilin pa problem.

“I di kodet, unë i respektoj kolegët e mi. Kur fitojmë të gjithë jemi miq, kur humbim, humb edhe besnikëria. Unë nuk jam i tillë”, ka thënë Vidal.

“Ne nuk do të jemi miq kurrë më, por do të jemi shokë të skuadrës për ta mbrojtur ekipin kombëtar me shumë fuqi. Ai do ta japë maksimumin, siç do ta bëj dhe unë”, shtoi ai.

(Kosova  Sot Online )