Giggs: S’kam folur me Zidanin për Bale, anglishtja e tij është e dobët

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 09:20
Giggs: S’kam folur me Zidanin për Bale, anglishtja e tij është e dobët

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, ka thënë se nuk biseduar me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në lidhje me çështjen e bashkatdhetarin të vet, Gareth Bale, i cili po kalon momente të këqija në kryeqytetin spanjoll.

Bale është ftuar nga Giggs në skuadrën e Uellsit për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Finlandës dhe Bullgarisë në shtator, pavarësisht se nuk ka luajtur pothuajse fare për Madridi sezonin e kaluar.

I pyetur nëse ka biseduar me Zidanin për çështjen e Bale, Giggs tha: “Jo nuk kam folur me Zidanin. Nuk flas mirë frëngjisht dhe spanjisht”.

“Por e di nga përvoja ime se as anglishtja e Zidanit nuk është shumë e mirë”, shtoi ai.

Pavarësisht se Bale ka luajtur shumë pak për Madridin sezonin e fundit, Giggs thotë se nuk është i shqetësuar për formën e tij.

“Po e vëzhgoj situatën. Do të flas me Bale, siç e bëj gjithmonë, sapo ai të mbërrijë në kamp”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )