Milani i ofron 18 milionë euro për yllin e Barcelonës

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 09:04
Milani i ofron 18 milionë euro për yllin e Barcelonës

Milani dhe Evertoni janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor të Barcelonës, Emerson.

Emerson e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Real Betisi dhe nuk duket të jetë në planet e trajnerit të ri të Barçës, Ronald Koeman, prandaj klubi ka vendosur t’i dëgjojë ofertat për të.

Koeman do të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadrën e Barçës dhe plani e tij e prek edhe mbrojtësin e ri.

Milani ka bërë ofertë në vlerë 18 milionë euro për Emersonin, sipas Mundo Deportivos, gazetës së afërt me Barçën.

Ndërsa, Evertoni i ka kërkuar Barçës ta huazojë 21-vjeçarin për dy sezonet e ardhshme.

Por, Barcelona nuk do të pranojë ta shesë atë për më pak se 32 milionë euro.

Emerson iu bashkua Barcelonës sezonin e kaluar dhe u dërgua në huazim menjëherë.

(Kosova Sot Online )