Suarez dhe Vidal, të vetmit që po e shtyjnë Messin të qëndrojë në Barcelonë

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 13:12
Suarez dhe Vidal, të vetmit që po e shtyjnë Messin të qëndrojë në Barcelonë

Bashkëlojtarët e Lionel Messit në Barcelonë, Luis Suarez dhe Arturo Vidal, janë lojtarët e vetëm që po e shtyjnë kapitenin e vet të qëndrojë në Camp Nou.

Barcelona vlerëson se Messi është në grevë dhe e ka gjobitur atë për shkak se nuk u lajmërua në stërvitje të hënën dhe të martën, derisa argjentinasi nuk e sheh veten më pjesë të skuadrës së Ronald Koeman. Shumica absolute e lojtarëve dhe stafit të Koemanit janë duke heshtur rreth situatës së Messit, me përjashtim të Suarezit – e ardhmja e të cilit në klub është e pasigurt – dhe Vidalit, i cili është në pozitë të njëjtë.

Pjesa tjetër e ekipit, përfshirë lojtarë në rrethin e ngushtë të Messit si Sergio Busquets dhe Gerard Pique, nuk e kanë thënë qoftë edhe një fjalë. Babai dhe përfaqësuesi i Messit, Jorge, pritet të takohet me hierarkinë e Barcelonës, përfshirë presidentin e Josep Maria Bartomeu, të mërkurën për të biseduar për të ardhmen e djalit të vet. Messi, i cili ka luajtur për klubin për gati dy dekada, i njoftoi drejtuesit e klubit javën e kaluar se dëshiron të largohet. La Liga ia ka shuar shpresat atij për t’u larguar falas Barça, duke theksuar se klauzola e lirimit në marrëveshjen e tij me klubin, në vlerë 700 milionë euro, duhet të paguhet nëse ai largohet nga Camp Nou.

(Kosova Sot Online )