Populli duhet të zgjohet, ti largon nga pushteti servilët e përbetuar të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit

 Populli duhet të zgjohet, ti largon nga pushteti servilët e përbetuar të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit
 Populli duhet të zgjohet, ti largon nga pushteti servilët e përbetuar të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 01 September 2020 - 11:47

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

-Qeveritë e Kosovës, në vazhdimësi ( përjashto atë Kurti) janë bërë vegël e armikut, pra Serbisë dhe presidentit të tyre Vuçiq. Në realitet, Kosova në aspektin praktik, është më keq sesa në kohën e kushtetutës së vitit 1974.  Lista Serbe dhe Vuqiq po i zgjedh kryeministrat dhe presidentët tanë, së bashku me faktorin ndërkombëtar. Pra, Kosova është shtet në letër, por në praktikë, është një koloni e Serbisë, dhe vegël e fuqive të mëdha, të cilat grinden rreth saj kur janë në pyetje interesat e veta. Po ua argumentoj: Analizojeni mirë, se nga kush dhe si u zgjidhen e u rrëzuan 4 presidentët tanë? E dini,  të gjithë ose u rrëzuan me zarfe ose u  votuan me urdhëratë në zarfe. Nga kush u emëruan koalicionet qeverisëse dhe kryeministrat, që nga  paslufta (deputetët ishin vetëm nga taster kompjuteri, i cili shkruan atë që gishti e ndrydh), pra ata u emëruan nga Serbia, perëndimi, dhe nëntoka e Ballkanit. 

Nga kush u rrëzuan këto qeveri, natyrisht po nga ata që u vunë, në momentin që u shfrytëzuan për detyrat që ju dhanë ( lecka për një përdorim) A u rrëzua ndonjë qeveri, sepse nuk bëri asgjë për shëndetësinë, arsimin, ekonominë, papunësinë, korrupsionin, krimin, faljen e tokave vendeve fqinjë? Jo asnjë. A u rrëzua ndonjë qeveri sepse punoi për popullin dhe kundër të keqes në vend dhe qeveri e cila nuk varej nga Vuqiq ( qeveria Kurti )? Po u rrëzua...nga kush u rrezua? Nga shërbëtorët e Vuqiqit Thaqi, Mustafa, Haradinaj e  Limaj. Për të vlerësuar varësinë e këtyre njerëzve për një përdorim, nuk keni nevojë të shkoni më larg sesa 10 ditë më herët, kur psh kryeministri i Vuqiqit,  Z Avdullah Hoti,  së bashku me  Isa Mustafën,  që është shndërruar në një hendikep politik për Kosovën, bënte be e rrëfe që në Shtëpinë e Bardhe do të bisedohet vetëm për ekonomi, ndërsa 2- 3 ditët e fundit ka filluar të thotë që në Shtëpinë e Bardhë flitet veç për njohje të ndërsjellët. Dhe a e dini përse? Përgjigjja është se pikërisht Vuçiq tha para dy- tri  dite, që në Shtëpinë e Bardhë, flitet vetëm për njohje dhe për asgjë tjetër, sepse kështu dëshiron perëndimi, por ne nuk do e pranojmë atë. 

E pra, shtrohet pyetja, se kush po e dirigjon edhe trurin edhe mendjen  edhe gojën, e besoj edhe  gjumin e udhëheqësve tanë, përgjigjja është Vuçiq dhe ndërkombëtarët.  Pra këta njerëz, të pa dinjitetshëm, mundë të krahasohen me gjithçka që s’ka lidhje me dinjitetin, e më së pakti me kryetar e kryeministra apo kryetar partish që punojnë për atdheun e vetë. Pa fuqia e tyre dhe fuqia e Vuçiqit po vërehet në çdo hap të jetës. Po ua ofroj disa shembuj të freskët: Ura që u tentua të ndërtohej në Mitrovicë, që lidhte veriun me jugun, a u ndërtua?  Jo, dhe përse? Sepse Vuçiq me 5- 6 kriminel ua ndali bagerat Kosovës, ajo punë u harrua qe nja 5-6 muaj me sa mbaj mend. A u ndërtuan shtëpitë e shqiptarëve në veri? Po natyrisht jo, sepse si lejon Vuçiq.  Paradoksale, një shtet me së paku 10 mi polic e 5 mijë ushtar, nuk mundi ta ndalë ndërtimin e Luginës së Dellit në Veri, lagje që u hap ditëve të fundit për kolonistët serb, sikur për të treguar pikërisht para bisedimeve në SHBA që aty kollitet Serbia. Pra, si qe e mundur që 5 kriminel ta ndalin ndërtimin e urës tek lumi  Ibër, me pretendimin se nga komuna veriore nuk paska leje ndërtimi, sepse ende nuk është  bërë ndarja territoriale në mes komunave, ndërsa një shtet fqinjë po paska të drejtë të ndërtoj një lagje të tërë, pa lejen e Qeverisë së Kosovës. Çka tregon kjo, a do të thotë kjo që Vuçiqi është bosi e këta skllevërit e mjerë që nuk e kanë as forcën e as vlerën e një lecke një përdorimesh. Po ua japi edhe një shembull; Rruga përreth manastirit të Deçanit, për të cilën kryetari i asaj komune, bënte be e rrëfe që do ta ndërtonte, po ku mbeti ajo rrugë more  ”të gëzuar”, po përse zëri juaj trimëror u shua në momentin që një zë i fortë nga Vuçiq doli në skenë, zë të cilit po i nënshtrohen madje edhe  ambasadorët. Po si more, hapni i tema të tilla, pa ja qit hesapin se ku po ju del, vetëm e vetëm për tu bërë gazi i botës, dhe për tu nënshtruar nga z. Vuçiq  edhe një herë e edhe  shumë herë si më parë. Apo është e mundshme që ju i bëni këto gjëra, në kordinim me të, në mënyrë që atij të ja përgatitni agjendën për në Shtëpinë e Bardhë ku edhe  trashëgimia kulturore e exteritorialiteti i kishave e manastireve do të  diskutohej. Këto janë qeveritë e Kosovës, që më së paku janë tonat. Populli duhet të ndërhyje dhe ti largoj këta shërbëtor të Vuçiqit nga pushteti, përndryshe, vuajtjet dhe sakatimi e Kosovës do vazhdojnë. 

Asociacioni i komunave serbe, është kushti i .z Vuçiqit  për të qëndruar z. Hoti në pushtet, andaj ata që munden të ndikojnë duhet ta kenë parasysh këtë temë të mundshme në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do shkaktonte edhe ndarjen de jure të Kosovës.  Ne nuk guxojmë dhe nuk mundemi e as nuk bënë të udhëhiqemi nga sakatët politik”. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".