Për dallim nga skuadrat tjera, Reims lejon Zenelin e Berishën të luajnë në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 21:44
Për dallim nga skuadrat tjera, Reims lejon Zenelin e Berishën të luajnë në Prishtinë

Rreth 11 lojtarë te të ftuarve të Bernardh Challandes nuk do të mund të luajnë për Kosovën në ndeshjen kundër Greqisë në Prishtinë

Kjo për shkak se shumica e klubeve në Europë i kanë bllokuar futbollistët e tyre për vatrat me rrezik të lartë për shkak të COVID-19.

Deri me tani Kosovës në përballjen e dytë, të konfirmuar, Kosovës do t’i mungojnë 11 futbollistë, ne mesin e të cilëve futbollist të ekipit standardë si: Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Idriz Voca.

Por, për dallim nga skuadrat e tjera kështu nuk ka bërë Reims, skuadër franceze që pritet të luajë në Europa Ligë në këtë sezon.

Ajo ka lejuar dy futbollistët e saj, Arbër Zenelin dhe Valon Berishën që të luajnë në të dy ndeshjet që Kosova i zhvillon kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë.

Ndeshja e parë pritet që të zhvillohet në Parma të Italisë më 3 shtator kurse ndeshja në Prishtinë, e cila ka qenë problematike për shumë klube në Europë pritet që të luhet më 6 shtator kundër Greqisë.

Në këtë ndeshje më shumë mundësi do të startojnë edhe Zeneli edhe Berisha.

(Kosova Sot Online)