Juventusi dhe Suarezi arrijnë marrëveshje personale

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 09:56
Juventusi dhe Suarezi arrijnë marrëveshje personale

Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Luis Suarezin, të cilit tani i mbetet të bjerë dakord me Barcelonën për mënyrën e largimit.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi uruguaian është pajtuar me kushtet që ia ka ofruar Juve dhe se transferimi i tij në Torino do të ndodhë sapo ai ta shkëputë kontratën me Barçën.

Ai do t’i bashkohet kampionit italian falas, pasi trajneri i ri i Barcelonës ia ka bërë me dije se ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhet të gjejë klub të ri.

Suarez është duke punuar ta shkëpusë para kohe kontratën me Barçën, e cila i mbaron verën e vitit 2021.

Në anën tjetër, Juve do ta lirojë së shpejti Gonzalo Higuainin, i cili thuhet ta ketë pranuar ofertën e Inter Miami në MLS.

Edhe Higuain është duke biseduar me bardhezinjtë për ta shkëputur para kohe kontratën, pasi trajneri i ri i skuadrës, Andrea Pirlo, e njoftoi se nuk është pjesë e planeve të tij.

(Kosova Sot Online)