Atletico Madridi i siguron shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 14:14
Atletico Madridi i siguron shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar

Skuadra e Atletico Madrid është pranë nënshkrimit me mbrojtësin 22-vjeçar uruguaian Mathias Oliveira, që luan me skuadrën e Getafe në La Liga.

Një përforcim që konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën “colchoneros”, që synon të duelojë për titullin në kampionat sezonin e ri.

Oliveira do të konkurrojë për një post si titullar me Renan Lodi, në sezonin e tij të dytë me Atletico.

Mbrojtësi i ri uruguaian kushton rreth 5 milionë euro, një shumë e përballueshme për skuadrën e trajnerit Diego Simeone, që kërkon të marrë masat në prag të fillimit të kampionatit.

Nga ana e saj, ekipi i Getafe kërkon që skuadra e Atletico të përfshijë në këtë transferim mbrojtësin Victor Mollejo, që të vijë në formë huazimi.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)