Van de Beek tregon përse zgjodhi Manchester Unitedin

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 11:38
Van de Beek tregon përse zgjodhi Manchester Unitedin

Edëin van der Sar është më meritori që sot Van de Beek do ta veshë fanellën e Manchester United.

Blerja e re e Manchester United, Donny van de Beek, ka bërë të ditur se Edëin van der Sar e ka këshilluar atë që të transferohet në ‘Old Trafford’ nga Ajaxi, ish portieri i ‘Djajve të Kuq’ gjithashtu i shkroi letër tifozëve të Unitedit.

Van de Beek u bë blerja e parë e Unitedit këtë verë duke iu bashkuar atyre nga Ajaxi për 35 milionë funte, plus 4 milionë të tjera bonuse.

Van der Sar, shef ekzekutiv te Ajax, legjendë e Manchester United – luajti një rol të madh në vendimin e objektivit të Real Madridit.

“Po, kam folur me të [Van der Sar] dhe ai më tregoi histori rreth klubit dhe gjithçkaje. Ai më ka treguar se sa i madh është ky klub dhe eksperiencën e bukur që ka pasur”, tha Van de Beek.

“Kam shikuar ndeshjet e tyre në të kaluarën dhe kam pasur një takim me trajnerin [Ole Gunnar Solskjaer] dhe për mua kjo ka qenë shumë e rëndësishme”.

“Diskutuam për futboll, për klubin dhe unë gjithmonë marr vendime nga ajo se si ndihem dhe ndjenja ime ishte menjëherë e mirë për gjithçka”. 

(Kosova Sot Online)