‘Bomba’ që lëshoi dje Messi dhe do të flitet shumë, Barcelona nuk ‘guxon’ të reagojë

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 10:24
‘Bomba’ që lëshoi dje Messi dhe do të flitet shumë, Barcelona nuk ‘guxon’ të reagojë

“Barcelona nuk ka asnjë projekt”, ka deklaruar Lionel Messi, duke akuzuar drejtuesit e klubin që e kanë sjellë Barcelonën në këtë gjendje, që të humbasë 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht ngjarjeve të shumta dhe dëshirës së hapur për t’u larguar, “telenovela” Lionel Messi është mbyllur me fund të lumtur për ‘Barcelonën’, që do të ketë në gjirin e saj 6 herë fituesin e “Topit të Artë”, për të paktën edhe një sezon.

33-vjeçari, duke treguar se do të qëndrojë edhe këtë sezon, ka sulmuar sërish presidentin Bartomeu, duke thënë se te Barcelona nuk ka një projekt fitues dhe se ai do të japë maksimumin për këtë fanellë sa herë që do të zbresë në fushën e lojës.

“Kam thënë gjithmonë se dua të qëndroj këtu, por dua një projekt fitues dhe të fitoj sa më shumë tituj, për të rritur legjendën e Barcelonës. E vërteta është se nuk ka asnjë projekt. Ata mashtrojnë dhe mbyllin vrimat, ndërsa koha kalon dhe gjërat mbeten njësoj. Megjithatë unë do të vazhdoj te Barcelona dhe sjellja ime në fushë nuk do të ndryshojë”, u shpreh argjentinasi. AS raporton se Barcelona nuk do t’i përgjigjet Messit pas gjitha akuzave që drejtoi kah kryesia e klubit. Ata janë të kënaqur me faktin që Leo do të qëndrojë dhe s’do të reagojnë kundër akuzave të shumta që bëri Messi. 

(Kosova Sot Online )