“Jam shumë i lumtur që Messi do të qëndrojë”

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 13:43
“Jam shumë i lumtur që Messi do të qëndrojë”

De Jong ka mirëpritur vendimin e Messit për të qëndruar në Barcelonë.

Mesfushori holandez, Frenkie De Jong, është shumë i lumtur që për të paktën edhe një sezon tjetër, do të luajë bashkë me Lionel Messin te Barcelona.

Leo kishte kërkuar largimin nga Barça, por Bartomeu nuk pranoi, duke e mbajtur atë në ‘Camp Nou’ për të paktën edhe një vit, pasi më 2021 do t’i skadojë kontrata.

“Personalisht jam shumë i lumtur që ai do të qëndrojë. Është më i miri në botë dhe ta kemi në Barcelonë, është lumturi”, tha De Jong. Ai tregoi se s’ka ditur asgjë se çfarë po ndodh, duke edhe u distancuar “ishte mes Barçës dhe klubit”. 

(Kosova Sot Online)