Joshua e mohon takimin e dashurisë me gruan e yllit të Man City, Mahrez

  • S.A /
  • 07 September 2020 - 10:25
Joshua e mohon takimin e dashurisë me gruan e yllit të Man City, Mahrez

Anthony Joshua e ka mohuar se kishte dalë në një takim dashurie me bashkëshorten e yllit të Manchester City, Riyad Mahrez. Thuhej se Joshua ishte parë me Ritën, e cila i ka dy fëmijë me Mahrezin nga i cili është ndarë. Shqipëria e pret Lituaninë në kërkim të fitores së parë në Air Albania

Mediat britanike raportuan ditë më parë se Joshua ishte parë në net të ndryshme me Ritën në publik dhe në një apartament luksos të miqve të tij. Një zëdhënës i kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit i ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Anthony nuk e njeh personalisht zonjushën Mahrez dhe as që dëshiron ta njohë tani apo në të ardhmen”, ka thënë një zëdhënës i Joshuas për The Sun.

“Ai është i zhgënjyer se ajo apo njerëzit e saj kanë tentuar ta përdorin emrin e saj për publicitet”, shtoi ai.

Joshua është beqar pasi u nda nga valltarja Nicole Osbourne më 2016, me të cilën e ka një djalë.

(Kosova Sot Online )