Messi pritet të rikthehet në stërvitje sot, pasi del negativ në testin për Covid-19

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 11:25
Messi pritet të rikthehet në stërvitje sot, pasi del negativ në testin për Covid-19

Lionel Messit i është kthyer negativ rezultati i testit së PCR-së për Covid-19, prandaj ai pritet të rikthehet sot në stërvitje me Barcelonën për herë të parë që prej se e kërkoi largimin.  

Kapiteni Messi e ka bëri në shtëpi testin e PCR-së për koronavirus të dielën, pasi nuk kishte shkuar për ta kryer atë në qendrën stërvitore të Barcelonës të shtunën.

Barcelona e dërgoi një ekip mjekësor në shtëpinë e 33-vjeçarit në Castelldefels dhe rezultati i testit të tij është negativ, sipas mediave spanjolle.

Messi njoftoi më 25 gusht se do të largohej nga Barcelona, por pas 11 ditëve ngërçi dhe tensioni me klubin, ai e pranoi se e ka të pamundur të largohet dhe të premten njoftoi se do të qëndrojë të paktën edhe këtë sezon.

Trajneri i ri Barcelonës, Ronald Koeman, i nisi përgatitjet për sezonin e ri javën e kaluar dhe shpreson ta ketë edhe kapitenin Messi nga sot.

Stërvitja e sotme e Barçës nis në orën 17:30 dhe Messi pritet të paraqitet.

Gjiganti katalonas do ta zhvillojë ndeshjen e parë përgatitore kundër Nastic të shtunën që vjen, por mundësitë që Messi të luajë janë të pakta shkaku i gjendjes së tij fizike.

Messi e ka siguruar klubin dhe tifozët se pavarësisht dëshirës për t’u larguar, ai do të mbetet profesionist siç ka qenë gjithmonë. 

(Kosova Sot Online