Hipokrizia e mediave serbe: E quajnë pijanece gjyqtaren e tenisit, për shkak të diskualifikimit të Novak Djokoviçit

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 14:07
Hipokrizia e mediave serbe: E quajnë pijanece gjyqtaren e tenisit, për shkak të diskualifikimit të Novak Djokoviçit

Iu desh një diskualifikim që mediat serbe të fillojnë të hedhin vrer mbi gjyqtaren të cilën Novak Djokovic e sulmoi me top tenisi.

Ky veprim i kushtoi shumë tenistit. Ai u përjashtua nga Grand Slami US Open.

Ky veprim i ka acaruar mediat serbe.

Ata filluan të merren me jetën e saj personale.

Kështu gazeta serbe “Informer” dhe “Kuri” kanë filluar ta quajnë gjyqtaren Laura Clark si grua që është e varur nga alkooli.

“Pijandurë”, është termi fyes që ata kanë përdorur në përshkrimin e lajmit për të.

Krejt cka kanë bërë ata, kanë mbledhur disa fotografi të gjyqtares në Instagram në të cilat ajo reklamon verërat dhe shampanjat e ndryshme.

“Tenisi nuk është dashuria e saj më e madhe, por një shishe. Ajo është adhuruese e madhe e verës.  Profili i saj janë plot me foto të verës, shisheve të verës, gota të verës. Laura rrallë shkon diku pa shishe dhe nuk mungon në ngjarjet ku promovohet vera”, është përshrimi i mediave serbe për gjyqtaren.

“E varur nga alkooli, nuk ,shkon askund, pa shishe! Për shkak të kësaj gruaje, karriera e Novak po shkatërrohet!”, është titulli i lajmeve për të.

Tenisti serb e nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.

Pavarësisht se nuk u duk se e bëri me qëllim, rregullat e US Open kërkojnë diskualifikim për një incident të tillë.

33-vjeçari kërkoi falje më vonë në një komunikatë për media.

 “Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open.

“Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai.

Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde.

Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet.

(Kosova Sot Online)