Mbi 300 veta vetizolohen, morën pjesë në një ndeshje ku shpërtheu koronavirusi

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 14:52
Mbi 300 veta vetizolohen, morën pjesë në një ndeshje ku shpërtheu koronavirusi

Mbi 300 njerëzve, të cilët morën pjesë në një ndeshje futbolli për bamirësi, u është kërkuar të vetizolohen për dy javë, pasi 28 veta që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje dolën pozitivë për koronavirus.

Ndeshja ishte zhvilluar në klubin e Burnside, në Fencehouses, në Angli, më 30 gusht.

Autoritetet e qytetit të Sunderlandit i kanë nisur gjurmimet për t’i gjetur personat që kanë pasur kontakt të afërt me ata që dolën pozitivë gjatë atij takimi.

Kjo ngjarje vjen pak pas vendimit të Premierligës për t’i lejuar tifozët të kthehen në numër të kufizuar në ndeshjet e sezonit të ri.

Sezoni i ri 2020/21 në Premierligë do të fillojë këtë fundjavë, më 12 shtator.

(Kosova Sot Online)