Berisha zgjohet me fanellën e Kosovës, e ka një mesazh për nënën e tij

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 15:01
Berisha zgjohet me fanellën e Kosovës, e ka një mesazh për nënën e tij

Futbollisti kosovar e ka lënë prapa incidentin e mbrëmshem dhe e ka shfaqur dashurinë për fanellën e Kosovës, e mbi të gjitha për nënën e tij

Bernard Berisha ishte protagonisti i Kosovës në ndeshjen me Greqinë mbrëmë, në humbjen 1:2.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe e shënoi golin e parë të “Dardanëve” dhe të parin personal në këtë fanellë.

Më pas, festimi i golit të tij ishte më shumë mllef ndaj trajnerit Bernard Challandes, i cili nuk e kishte inkuadruar në lojë për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, futbollisti kërkoi falje mbrëmë për këtë veprim dhe e harroi menjëherë atë.

Sot, futbollisti ofanziv i krahut të majtë e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet pranë nënës së tij në shtrat dhe me fanellën e Kosovës.

Ai e ka edhe një porosi për nënën e tij.

“Mirëmëngjes Kosovë! Mami të dua shumë”, ka shkruar i emocionuar përfaqësuesi kosovar në një postim të tij në rrjetet sociale.

Pa dyshim, Berisha ka qenë gjithmonë shembull tek lojtarët e Kosovës duke qëndruar i heshtur, edhe pse nuk i jepej rasti asnjëherë për të luajtur për Verdhekaltrit. 

(Kosova Sot Online)