Anglia i përzë nga Kombëtarja 2 yjet e veta, sollën gra në hotel

  • S.A /
  • 07 September 2020 - 16:01
Anglia i përzë nga Kombëtarja 2 yjet e veta, sollën gra në hotel

Phil Foden dhe Mason Greenwood janë përjashtuar nga ekipi kombëtar i Anglisë, pasi i shkelën rregullat e karantinës duke ftuar gra në hotelin e ekipit në Islandë.

Foden, 18 vjeçar dhe Greenwood, 20 vjeç, debutuan për Kombëtaren në fitoren e Anglisë 1:0 kundër Islandës në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Manchester United Greenwood dhe mesfushori i Manchester City Foden munguan në stërvitjen e të hënës në mëngjes.

Mediumi islandez 433.is raportoi të hënën se dyshja angleze i kishte dërguar dy gra në hotelin e Kombëtares angleze të dielën, duke i shkelur rregullat e rrepta të izolimit në lidhje me Covid-19 në këtë vend.

Kjo e ka nxitur trajnerin Gareth Southgate t’i përzë ata nga ekipi kombëtar për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Southgate pritet të mbajë konferencë për media së shpejti për ndeshjen me Danimarkën, ku mund të flasë edhe për këtë incident.

(Kosova  Sot Online )