Presidenti i Realit, Perez i shkruan tifozit kosovar

  • S.A /
  • 07 September 2020 - 16:25
Presidenti i Realit, Perez i shkruan tifozit kosovar

Gjon Bisaku ia kishte uruar titullin e kampionit klubit mbretëror spanjoll, ndërsa së fundmi letrën atij ia ka kthyer presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez

Gjon Bisaku është njëri prej tifozëve më të njohur kosovar në diasporë. Muaj më parë ai kishte qëndruar pranë shtëpisë së Lionel Messit, të cilin e kishte xhiruar.

Ndërsa, Bisaku tash është protagonist me një tjetër veprim special.

Në fakt, tifozi kosovar ia ka uruar Real Madridit titullin e kampionit të Spanjës përmes një letre. Dhe, së fundmi ai ishte me fat pasi presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ia ka kthyer atij letrën përmes postës.

“Ne ishim në Kosovë dha ia kemi uruar Real Madridit thjesht titullin e La Ligas. Por, sot, erdhi posta nga Florentino Perez, një letër personale e tij. Kjo gjë është mjaft e çmueshme për ne. Perez na falënderoi në emër personal dhe në emër të klubit për urimet tona”, deklaroi Bisaku.

Në fotografitë e dërguara, Bisaku shfaqet së bashku me familjen e tij, të gjithë të veshur me fanella dhe rekuizita të Real Madridit.

(Kosova Sot Online )