Kundërshtimi i fuqishëm dhe pajtimi i shpejtë i Ramush Haradinajt për marrëveshjen e Washingtonit

Kundërshtimi i fuqishëm dhe pajtimi i shpejtë i Ramush Haradinajt për marrëveshjen e Washingtonit
Kundërshtimi i fuqishëm dhe pajtimi i shpejtë i Ramush Haradinajt për marrëveshjen e Washingtonit

Faik Krasniqi

  • 07 September 2020 - 13:53

Shkruan: Faik Krasniqi

“Serbia gjithmonë ka qenë e aftë të përfitoj. Kështu ka bërë gjithmonë. Edhe shtetin e ka bërë kryesisht me toka shqiptare, pak edhe nga tokat e shteteve tjera fqinjë!”.

Kam thënë edhe më herët. Ramush Haradinaj është politikani më mashtrues në skenën politike të Kosovës. Të tjerët jo që janë të mirë, por ky të kompleksen me gënjeshtrat e tij. Mjafton ta rikujtojmë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ai synon postin e presidentit, se jo që i bëhet vonë për fatin e Kosovës. Edhe nëse ndodhë prishja e koalicionit nga ana e tij, e bën për shkak të postit të presidentit. Nëse i premtojnë që do e votojnë për president, nënshkruan edhe për gjëra më të dëmshme! Portretizimi i Kosovës si shtet mysliman, është goxha me bisht dhe shqetësuese. Për t’u bërë pjesë e BE-së nevojitet vota e gjithë anëtarëve të këtij unioni. Gjithmonë mundë të del një shtet i BE-së dhe të bëj pengesa kur vije koha e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me arsyetimin se jemi duke e pranuar një shtet islamik. Shto këtu edhe propagandën e Serbisë që do e përdorë për Kosovën islamike. Gjithsesi Serbia dhe Mali i Zi do bëhen pjesë e BE-së para Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës. Një veto e Serbisë e pamundëson anëtarësimin e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian. Nuk do të mundë ta ndaloj pafundësisht sepse ndërhyjnë shtetet e forta të BE-se, por do ngadalësoj anëtarësimin dhe jo pa një kosto.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".