NBA: Bucks fitojnë ndaj Miami Heat, por e humbin Antetokounmposin

  • S.A /
  • 07 September 2020 - 16:38
NBA: Bucks fitojnë ndaj Miami Heat, por e humbin Antetokounmposin

Milwaukee Bucks treguan gjithë krenarinë e tyre duke fituar në shtesë 118-115 ndaj Miami Heat, sukses që mbajti në lojë skuadrën nga Wisconsin në serinë e gjysmëfinaleve pasi Milwaukee ngushtoi shifrat në 1-3. Lajmi i keq për Bucks ishte dëmtimi i Giannis Antetokounmpos në kyçin e këmbës. “Ylli” i NBA ishte në dyshim për këtë përballje për shkak të përdredhjes së kaviljes së djathtë, ndërsa në fillim të periodës së dytë vendosi keq këmbën duke u rrëzuar në parket mes dhimbjesh.

Antetokounmpo në më pak se 12 minuta lojë kishte mundur të shënonte plot 19 pikë. Ai ekzekutoi dy gjuajtjet e lirë që fitoi, por e pati të pamundur për të vijuar më tej. Pas një ndeshjeje shumë të ekuilibruar, shokët e tij të ekipit mundën të fitonin në shtesë 118-115, duke rihapur serinë kundër Heat. Performancë e shkëlqyer e Chis Middleton, autor i 36 pikëve, 8 “reboundeve” dhe 8 asistive në 48 minuta lojë. Duke pasur parasysh mungesën e detyruar të Antetokounmpos, ai u kthye pikë referimi për Bucks. Për Miamin nuk mjaftuan 26 pikë, 12 “rebound” dhe 8 asiste të Bam Adebayo për të fluturuar më herët në finalen e Konferencës Lindore.

Los Angeles Lakers iu kundërpërgjigjën me fitoren 117-109 Houston Rocktes në përplasjen e dytë të serisë në gjysmëfinalet e Perëndimit. Një përballje e luftuar që mori rrjedhë nga një kosh i LeBron James, 32 sekonda para rënies së sirenës. Shënuesi më i mirë për kalifornianët rezultoi Anthony Davis me 34 pikë, 10 “rebound” dhe 4 asiste, ndërsa LeBron James për pak regjistroi “triple double”, duke e mbyllur takimin me 28 pikë, 11 rikuperime dhe 9 asiste në 39 minuta mbi parket.

(Kosova Sot Online )