Bekaj: Tirana, trampolinë për një klub të madh tej shqiptarisë

  • S.A /
  • 09 September 2020 - 13:31
Bekaj: Tirana, trampolinë për një klub të madh tej shqiptarisë

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, javë më parë u largua nga Prishtina për të nënshkruar me Tiranën, ndërsa të martën e ka zhvilluar stërvitjen e parë te klubi i ri.

Në një intervistë për Panorama Sport, gardiani më i ri i bardhebluve ka folur për të ardhmen dhe sigurisht aventurën që do të kalojë me kampionin e Shqipërisë. “Besoj se nuk ishte zgjedhje e vështirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për të zgjedhur një klub si Tirana që është kampione. Siç e kam thënë, ngjyrat nuk i kam ndërruar, por vetëm jam në një vend tjetër. Kam ndërruar edhe kryeqytet. Të gjithë e dinë cila është Tirana, klubi më i madh në shqiptari. Thjesht kam zgjedhur më të mirën. Jam i bindur që do të bëjmë më të mirën, ka për të na ecur mirë dhe do të bëhemi kampionë”.

“Në Shqipëri kam ardhur për një trampolinë të madhe, për një klub të madh tej shqiptarisë. Shpresoj që ky sezon të ecë mirë dhe të shpallemi kampionë”.

“Tirana nuk do të jetë trampolinë vetëm për të ardhmen në klube. Besoj se do të më ndihmojë që të arrij edhe kombëtaren e Kosovës, ose më saktë formacionin titullar. Sigurisht, kjo vjen me paraqitje të mira. Jam i bindur se do të na ecë mirë si këtu dhe në kombëtare”, citohet të ketë thënë Bekaj.

(Kosova Sot Online )