Deschamps i kundërpërgjigjet Leonardo-s, zbulon të vërtetën për Mbappe

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 18:33
Deschamps i kundërpërgjigjet Leonardo-s, zbulon të vërtetën për Mbappe

Didier Deschamps i është përgjigjur Leonardo-s dhe Paris Saint-Germain-it në lidhje me akuzat e bëra mbi çështjen Kylian Mbappe, i cili ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Drejtori sportiv i francezëve është ankuar për mungesën e qartësisë dhe respektit nga ana e Federatës Franceze të Futbollit, fajtore për faktin se nuk e ka informuar menjëherë klubin në lidhje me infektimin e lojtarit.

Trajneri i Gjelave ka dashur të sqarojë gjithçka, duke larguar çdo kritikë.

“Do të jem i sinqertë dhe do të shpjegoj si kanë shkuar gjërat”, ka thënë Deschamps për L’Equipe.

“Kylian ka rezultuar pozitiv pas një testi të bërë në fund të stërvitjes. Kemi dashur ta izolojmë sa më shpejt që ishte e mundur. Njëkohësisht, kishte akoma edhe 10 teste të tjera pezull”.

“Dua të theksoj se për të gjithë futbollistët që rezultojnë pozitivë duhet pritur konfirmimi i laboratorit dhe kjo kërkon kohë. Ne e kemi marrë këtë konfirmim rreth orës 22, por ndërkohë media e kishte nxjerrë lajmin”.

“Për shkak të situatës së krijuar, ne kemi vendosur të bënim një komunikatë për shtyp. Kjo është ajo që ka ndodhur. Kishte pak dyshime në lidhje me rezultatin pozitiv, por duhej të prisnim konfirmimin e laboratorit”.

“Unë nuk kam treguar mungesë respekti ndaj askujt”, ka përfunduar Deschamps.

(Kosova Sot Online)