Liga e njohur europiane merr vendimin për sezonin e ri

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 18:39
Liga e njohur europiane merr vendimin për sezonin e ri

Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina ka konfirmuar se në sezonin 2020-2021 do lejohen 5 zëvendësime. Ky vendim ka ardhur për të parandaluar dëmtimet e shumta, për shkak se ndeshjet po luhen në një hark kohor mjaft të shkurtër prej pandemisë.

FIFA dha lejen për 5 zëvendësimet për sezonin 2020-2021 për shkak të rrethanave të pazakonta në futboll. “Seria A ka kërkuar aplikimin e 5 zëvendësimeve për sezonin 2020-2021.

Mund të them që ky rregull i ri do fillojë që në startin e kampionatit”, deklaroi Gravina në konferencë për shtyp.

Deri tani vetëm Premier Liga nuk e ka lejuar rregullin e 5 zëvendësimeve.

(Kosova Sot Online)