Messi i buzëqeshur, ‘harron’ atë që ndodhi

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 11:28
Messi i buzëqeshur, ‘harron’ atë që ndodhi

Lionel Messi ka vazhduar përgatitjet për sezonin e ri sërish me Barcelonën. Ani pse 33-vjeçari deshi të largohet, mbeti në ‘Camp Nou’ detyrimisht, të paktën deri në vitin 2021. ‘El Chiringuito’ ka publikuar disa pamje të Leos në stërvitjen e fundit, ai duket i lumtur. Por, me kë ishte? Dihet, ajo lumturi vjen sa herë ka afër shokun më të mirë, Luis Suarez, shokun që mund ta mos ta ketë më, pasi uruguaiani mund të largohet nga Barça.

Sido që të jetë, kjo është dilema e madhe e Barcelonës, ta mbajë apo ta largojë, sepse ai është 24 orë me Leon dhe largimi i tij nga dhoma e zhveshjes, ndoshta mund të ndikonte te argjentinasi që veçse nuk është i lumtur pas gjithë asaj që ndodhi këtë verë që po e lëmë pas.

(Kosova Sot Online )