Ronaldo e zbulon të vërtetën për ahengjet e tij famëkeqe në Real Madrid

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 11:34
Ronaldo e zbulon të vërtetën për ahengjet e tij famëkeqe në Real Madrid

Ronaldo ka zbuluar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë gjatë ahengjeve të tij famëkeqe gjatë kohës sa ishte futbollist i Real Madridit, duke thënë se tregimet dhe thashethemet që kishin qarkulluar nëpër media për festimet e tij ishin shpesh ekzagjerim i së vërtetës. Tani president i klubit spanjoll Real Valladolid, Ronaldo ishte sulmuesi më i frikshëm në botën e futbollit në kohën e tij dhe disa prej viteve të tij i kaloi në Santiago Bernabeu.

Derisa braziliani, fitues i Kupës së Botës më 2002 me vendin e vet, adhurohej për aftësitë e veta në fushë, sjelljet e tij jashtë saj ishin në qendër të vëmendjes po ashtu. Megjithatë, gjatë një interviste me Jorge Valdanon, Ronaldo këmbënguli se tregimet rreth ahengjeve të tij ishin ekzagjeruar tej mase nga mediat. Ronaldo e pranon se ka bërë shumë ahengje dhe e ka shijuar jetën e natës në Madrid, por insiston se është kujdesur për trupin e vet si lojtar. “Unë festoja pas ndeshjeve që i fitonim dhe pasi që fitonim gjithmonë, ishte problem! Por festimet e mia u ekzagjeruan shumë në media”, tha Ronaldo. “Ishte një kohë spektakolare. Real Madridi dhe Madridi janë kombinimi më i mirë i qytetit me ekipin që njeriu mund ta gjejë në jetë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )