Lovren e publikon letrën e përzemërt që e mori nga kapiteni i Liverpoolit Henderson

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 12:24
Lovren e publikon letrën e përzemërt që e mori nga kapiteni i Liverpoolit Henderson

Dejan Lovren e ka shpërndarë letrën e përzemërt dhe dhuratën që i mori nga Jordan Henderson, pas largimit nga Liverpooli këtë verë.Mbrojtësi kroat ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit që e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën në dy sezonet e fundit, para se t’i jepte fund qëndrimit gjashtëvjeçar në Anfield, duke iu bashkuar klubit rus Zenit, në korrik. Lovren tha se kishte mbetur gojëhapur kur kapiteni i Liverpoolit Henderson ia kishte dërguar një kopje të trofeut të Premierligës dhe një mesazh ndarës emocionues.

“Dej, është e pamundur të mendosh për Liverpoolin pa ty pjesë e jona dhe të jem i sinqertë me ty, ne ende nuk pajtohemi me faktin që ti nuk do të kthehesh më”, kishte shkruar Henderson në letrën dërguar Lovrenit. “Ti ke qenë figurë masive në ekipin tonë dhe njëri prej ndikuesve më të mëdhenj duke na ndihmuar drejt arritjes në pikën që jemi sot; fitues dhe kampion”. “Shpresoj se e kupton se ti me të drejtë vlerësohesh si njëri prej më të mirëve në rolin tënd. Për ne dhe për Kroacinë, ti e ke ngulitur një mendësi në zhveshtore që gjithmonë duhet të luftojmë. Edhe në kohët kur ishte e vështirë për ty, ti ke qëndruar pranë të gjithëve prapëseprapë”, shkruhet në letrën e Hendersonit. “Paç fat në të ardhmen, por ti e di që në Liverpool i ke ende vëllezërit, nëse të duhemi ndonjëherë. YNWA, Hendo.

(Kosova Sot Online )