Klopp: Ne s’mund të sillemi si Chelsea papritmas

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 12:51
Klopp: Ne s’mund të sillemi si Chelsea papritmas

Trajneri Jurgen Klopp thotë se Liverpooli dallon nga rivalët e vet në tregun e blerjes së lojtarëve, duke shtuar se klubi i udhëhequr nga ai nuk është në pronësi të shteteve apo oligarkëve. Kampioni i Premierligës e ka blerë vetëm një futbollit këtë verë, Kostas Tsimikas, për rreth 13 milionë euro, derisa Chelsea i ka harxhuar plot 220 milionë euro në blerjen e disa futbollistëve. Lovren e publikon letrën e përzemërt që e mori nga kapiteni i Liverpoolit Henderson

Klopp thotë se pasiguria e krijuar nga pandemia Covid-19 është më pak e rëndësishme për disa klube. Ai këmbëngul se të kuqtë kanë korrur sukses duke qenë klubi që janë. “Ne nuk mund të ndryshojmë brenda natës dhe të themi se duam të sillemi si Chelsea”, tha Klopp. “Klubet janë në situata të ndryshme dhe ne po jetojmë në pasiguri në këtë botë. Për disa klube po duket më pak e parëndësishme sesa e pasigurt është e ardhmja, sepse ato janë në pronësi të shteteve dhe oligarkëve, kjo është e vërteta”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )