Transferimi i ri: “Të jem i sinqertë, nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën”

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 14:04
Transferimi i ri: “Të jem i sinqertë, nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën”

Kroati, 198cm, Ivan Jeliç bëhet bardhekaltër

Eglant Haxho, Alban Muqiqi kanë vazhduar kontratat me bardhekaltërit, por Prishtina ka siguruar edhe shërbimin njëvjeçar të portierit 22 vjeç nga Kroacia, Ivan Jeliç i lindur më 19.11.1997 në Split.

Anëtar i disa skuadrave kroate, por më e njohura RNK Split, së fundi ka mbrojtur për anëtarin e Ligës së parë sllovene, NK Krsko.

“Të jem i sinqertë nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën. Por, me ndihmën e menaxherëve, shumë shpejtë kemi arritur marrëveshjen dhe ja tani ndodhem këtu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që bëhem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është ky hap i madh në karrierën time”, u shpreh ai.

“Me të dëgjuar familja për Prishtinën, ishin pak skeptik përshkak “koronës”, por babai menjëherë më tregoi se bëhet fjalë për një klub të madh. Pastaj u interesova më shumë nëpërmjet shokëve dhe që të gjithë njëzëri më sugjeruan që pa hezitim të pranojë këtë sfidë të re dhe jam shumë i kënaqur që tani më ndodhem në mjedisin e ri”.

(Kosova Sot Online )