Messi duket i etur për futboll, stërvit edhe në ditën kur Barcelona është në pushim

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 14:33
Messi duket i etur për futboll, stërvit edhe në ditën kur Barcelona është në pushim

Lionel Messi duket të jetë tejet i etur për t’u përgatitur sa më parë për sezonin e ri, pasi shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës për të ushtruar të enjten, edhe pse skuadra katalonase e ka ditë pushimi sot.Superylli argjentinas e ka lënë prapa mosmarrëveshjen me klubin pasi i dështoi largimi nga Camp Nou falas dhe duket plotësisht i përkushtuar për sezonin e ri. Messi mungoi një javë në stërvitje, para se të vendoste për të qëndruar në Barcelonë, sepse nuk deshi ta çonte në gjykatë klubin e zemrës.

Ai u kthye në stërvitje individuale të hënën dhe të martën, ndërsa të mërkurën stërviti me grupin, në përpjekje për ta kthyer formën fizike. I etur për ta zënë hapin pas kohës së humbur, Messi po stërvit i vetëm në qendrën stërvitore të klubit këtë të enjte. Trajneri Ronald Koeman ia dha skuadrës pushim ditën e enjte.Barça do të kthehet në stërvitje grupore të premten, një ditë para ndeshjes miqësore kundër Gimnastic de Tarragona.Ka mundësi që Messi të luajë sado pak në atë takim përgatitor.

(Kosova Sot Online )