Fotografia e veçantë e Mourinhos në zyrë në Tottenham

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 15:11
Fotografia e veçantë e Mourinhos në zyrë në Tottenham

Tri vitet që kaloi te Real Madridi, nga viti 2010 deri më 2013 janë të veçanta për Jose Mourinhon, aq sa natyrisht, vitet e arta që pati edhe te Interi 2009 dhe 2010, ku fitoi tripletën – duke mos e përjashtuar suksesin te Chelsea, apo edhe te Monaco. Se sa shumë e ka dashur dhe shijuar punën në një ndër klubet më të mira në botë, e tregon edhe foto që kanë postuar në rrjetet sociale mediat e huaja. Trajneri i Tottenham në zyrën e tij në qendrën stërvitore të klubit anglez e mban një fotografi nga koha sa ishte trajner i Real Madridit.

Ajo fotografi është e festës të Superkupës së Spanjës në vitin 2011.Mourinho fitoi tre trofe me Real Madridin në tri sezone; Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.

(Kosova Sot Online )