Modric: “Bale duhet të dijë se çfarë dëshiron të bëjë, është i rritur…”

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 16:36
Modric: “Bale duhet të dijë se çfarë dëshiron të bëjë, është i rritur…”

Luka Modric, mesfushori i Real Madridi, ka folur edhe njëherë për situatën në të cilën gjendet, Gareth Bale.

Askush më mirë nuk e njeh uellsianin se Luka, që ka luajtur me të pothuajse që 12 vite andaj shpreson që Bale të vendosë sa më parë se çka është e mirë për të.

Bale nuk preferohet nga Zinedine Zidane dhe po vuan për minuta në Real Madrid, por insiston të qëndrojë vetëm për të marrë në fund milionat (17 milionë në sezon).

“Gareth Bale? Për gati 12 vjet kemi luajtur së bashku dhe është një situatë e vështirë për të dhe për klubin”, u shpreh Luka.

“Gareth duhet të dijë se çfarë dëshiron të bëjë. Ai është një burrë i rritur dhe duhet të vendosë se çfarë është më e mira për të”.

“A jeni i lumtur këtu apo doni të provoni diçka tjetër? Për mua, Gareth është ende një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai ende ka shumë për të ofruar në futboll. Thjesht varet nga ai, nëse është mjaft i uritur apo i gatshëm të vazhdojë tutje. Unë mendoj se po. Çfarëdo që të ndodhë, nëse situata e tij përfundon këtu ose vazhdon, ai përsëri mund të jetë një lojtar i rëndësishëm”.

(Kosova Sot Online )