Bale, tifozët nuk e duan më në Madrid: “Shko luaj golf”

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 12:30
Bale, tifozët nuk e duan më në Madrid: “Shko luaj golf”

Gareth Bale duhet të shkojë, s’i ka mbetur më asgjë në Madrid.

Përveç Zinedine Zidane, që nuk beson dhe nuk llogarit në shërbimet e Gareth Bale, edhe tifozët kanë humbur durimin.

Ata nuk e duan më në skuadër 31-vjeçarin që viteve të fundit më shumë është përmendur për skandale sesa për atë që i ka dhënë Madridit në fushë, duke mos i ndihmuar aspak Los Blancos që kur u largua Cristiano Ronaldo.

Në qendrën stërvitore Valdebabes, teksa Bale po largohej, disa tifozë e kanë pritur dhe njëzëri kanë thënë: “Shko luaj golf”, dhe disa fraza të tjera.

 

(Kosova Sot Online )