Milani e prezanton blerjen e re, nënshkruan për 3 sezone me kuqezinjtë

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 13:59
Milani e prezanton blerjen e re, nënshkruan për 3 sezone me kuqezinjtë

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, Milani ka zyrtarizuar sot afrimin e portierit rumun Anton Ciprian Tatarusanu, i cili ka ardhur te kuqezinjtë për të bërë zëvendësuesin e parë të Gigi Donnarummës.

Gardiani 34-vjeçar mbërriti në Milano ditën e djeshme dhe kaloi me sukses të gjithë vizitat mjekësore, ndërsa mëngjesin e sotëm firmosi një kontratë tre vjeçare me klubin kuqezi dhe do të nisë menjëherë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli.

Ciprian Tatarusanu erdhi nga Lyoni dhe ka një eksperiencë të madhe në arenën europiane, ku numëron mbi 80 ndeshje me Rumaninë, por edhe në kampionatin italian, ku më herët ka mbrojtur portën e Fiorentinës.

(Kosova Sot Online)