Muriqi arrin në klinikë për teste mjekësore te Lazio

  • S.A /
  • 14 September 2020 - 08:54
Muriqi arrin në klinikë për teste mjekësore te Lazio

Vedat Muriqi sot pritet të zyrtarizohet si futbollist i Lazios.

Sulmuesi kosovar gjatë ditës së diel ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian Romës.

Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e kosovarit për 18 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh.

Muriqi ka arritur tanimë në klinikën Paideia për t’i nënshtruar testeve mjekësore.

Prizrenasi do t’i kryej testet mjekësore para zyrtarizimit si futbollist i ri i Lazios.

Kujtojmë që reprezentuesi kosovar ka arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare me Lazion nga e cila do të fitojë mbi dy milionë euro pagë vjetore.

(Kosova Sot Online )