Arjen Robben lëndohet në ndeshjen debutuese pas kthimit nga pensionimi

  • S.A /
  • 14 September 2020 - 10:01
Arjen Robben lëndohet në ndeshjen debutuese pas kthimit nga pensionimi

Kthimi emocional i Arjen Robben në Groningen nuk zgjati më shumë se 30 minuta të dielën, pasi sulmuesi veteran u detyrua ta braktisë fushën për shkak të një lëndimi.

Ish-përfaqësuesi i Holandës e njoftoi pensionimin nga futbolli në vitin 2019, menjëherë pasi u largua nga Bayern Munich, ku i kishte kaluar 10 sezone të suksesshme dhe mbresëlënëse.

Megjithatë, në përpjekje për ta ndihmuar Groningenin ta ringjallet nga ndikimi i pandemisë Covid-19, anësori veteran konfirmoi se do t’i kthehet futbollit në klub ku e kishte nisur karrierën.

Të dielën, 36-vjeçari ishte titullar kundër PSV-së për ndeshjen e parë të klubit në kampionatin holandez.

Por nuk zgjati shumë për ish-yllin e Bayernit, Chelseat dhe Real Madridit, pasi e tërhoqi muskulin dhe u detyrua ta braktisë fushën në pjesën e parë.

Në minutën e 29-të, Robben u ul në fushë i shqetësuar dhe me dhimbje dhe kërkoi të zëvendësohej.

PSV-ja e shfrytëzoi këtë plotësisht dhe e mundi 3:1 Groningenin.

(Kosova Sot Online )