Shteti i Kosovës, peng nga kapja e fuqishme e rrjetave të krimit

Shteti i Kosovës, peng nga kapja e fuqishme e rrjetave të krimit
Shteti i Kosovës, peng nga kapja e fuqishme e rrjetave të krimit

Ragip Guraziu

  • 14 September 2020 - 07:40

Shkruan: Ragip Guraziu

“Për një ligj të Vettingut Kosova ka pasur nevojë që kaherë, edhe pse kjo u kërkua me vite nga ne dhe nga ndërkombëtarët, politika po e injoron këtë kërkesë, prandaj nuk kemi përparim në fushën e sundimit të ligjit, nuk munden t'ia dalim ndërtimit të fuqishëm të shtetit të së drejtës edhe pas 21 vjet pas lufte dhe 12 pas pavarësimit të Kosovës shtet. Kosovës, udhëheqësve të saj, akoma po i mungon drejtësia e mirëfilltë, prokuroria e mirëfilltë, gjykatat dhe gjykatësit e mirëfilltë, e jo kështu siç e kemi tani sistemin e drejtësisë që po vazhdon ta mbaj peng e zhvillimit të shtetit të Kosovës nga kapja e fuqishme e rrjeteve të krimit të organizuar dhe mos zbatimit të ligjit”.

Edhe pas 21 vjet pas lufte dhe 12 pas pavarësimit të Kosovës shtet, Kosova po mbetet ende peng të zhvillimit të saj falë dorës së krimit të organizuar të pushtetarëve të saj. Këtë fakt po e shohim ne, po e përjetojnë në përballjet e përditshme me realitetin, po e thonë edhe raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare, prandaj shtrohet pyetja: deri kur kështu do të vazhdon mbajta peng e zhvillimit të shtetit të Kosovës nga kapja e fuqishme e rrjeteve të krimit të organizuar dhe mos zbatimit të ligjit. Edhe këto ditë Departamenti Amerikan i Shtetit- DASH, në raportin më të ri për Kosovës ka konstatuar se pavarësisht ligjeve në fuqi dhe reformave të proklamuara, nuk ka përparim të duhur, se gjithçka mbetet në letër, pasi që korrupsioni dhe informaliteti akoma mbeten problem për të ardhmen e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Me këtë konstatim, Kosova po e merr edhe një shuplakë të rëndë, dhe po i ngarkohet një barrë dhe porosi serioze për qeverinë aktuale, se pa forcim të shtetit të së drejtës dhe pa Dekriminalizim e Veting në Drejtësi, shteti do të ngecë në zhvillim i bllokuar nga grupet kriminale të interesit, dhe jo vetëm.

Mangësitë në këtë fushë janë evidentuar me saktësinë më të madhe dhe ato kanë të bëjnë mos zbatimin e ligjeve, pavarësisht deklarimeve verbale për zbatim të reformave, sepse gjithçka mbetet në letër, pasi që korrupsioni dhe informaliteti, familjarizim dhe nepotizmi, akoma mbeten problem për të ardhmen e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Të gjitha këto barriera do të eliminohen vetëm kur Kosova ta merr seriozisht zbatimin e reformës në drejtësi, sepse pa forcimi të shtetit të së drejtës dhe pa Dekriminalizim e Vetting në Drejtësi shteti do të ngecë në zhvillim i bllokuar nga grupet kriminale të interesit, dhe jo vetëm”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".