“Majmun bir b***tre”, Neymari e akuzon për racizëm yllin e Marseille

  • 14 September 2020 - 10:06
“Majmun bir b***tre”, Neymari e akuzon për racizëm yllin e Marseille

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar e ka akuzuar mbrojtësin e Marseille, Alvaro Gonzalez, për racizëm gjatë takimit tejet të tensionuar të dielën në Ligue 1, i cili u prish nga një përleshje në fushë që për rezultat i kishte 14 kartonë të verdhe dhe pesë të kuq.

Paris Saint-Germain humbi 1:0 kundër Marseille, por ndeshja u prish nga skenat e shëmtuara në fund të takimit, pasi pesë futbollistë u përjashtuan me kartonë të kuq për shkak të përfshirjes në një përleshje në fushë.

Neymari ishte i fundit që u përzë nga fusha për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafe Gonzalezin.

Rrugës jashtë fushës, sulmuesi brazilian e akuzoi mbrojtësin spanjoll për racizëm.

Neymari mendon se veprimet e tij ishin të arsyeshme dhe nuk u përmbajt as pas ndeshjes, në një reagim në rrjetet sociale.

“VAR-i e pa sulmin tim shumë lehtë. Tani dua ta shoh duke i nxjerr pamjet e këtij racisti duke më quajtur mua ‘majmun i biri i bushtrës’. Këtë dua ta shoh”, shkroi Neymar në Twitter.

“Unë përjashtohem nga loja për një shpullë. E ata? Çka tani”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online  )