Tërbohet Napoli i Rrahmanit, udhëtoi kot drejt Portugalisë

  • 14 September 2020 - 11:11
Tërbohet Napoli i Rrahmanit, udhëtoi kot drejt Portugalisë

Ndeshja miqësore e Napolit me Sporting CP është anuluar, për shkak të rasteve të shumta me koronavirus në klubin portugez. Ndeshja u anulua vetëm pasi Napoli kishte mbërritur në Portugali.

Kjo ndeshje përgatitore ishte paraparë të luhej të dielën në mbrëmje, por u anulua vetëm pak orë para se duhej të niste.

Sipas mediave italiane, lajmi për anulimin e saj dhe tri rasteve me koronavirus në skuadrën portugeze nuk kishte arritur te ekipi i Napolit deri pasi kishte mbërritur në Lisbonë.

Thuhet se trajneri Gennaro Gattuso ishte shumë i tërbuar me kohën e humbur në udhëtimin drejt Portugalisë dhe me humbjen e mundësisë për testin më të madh parasezonal.

Për Napolin pritej të luanin edhe dyshja shqiptare Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Elseid Hysaj i Shqipërisë.

Napoli do ta nisë sezonin e ri në Serie A kundër Parmës të dielën.

(Kosova Sot Online )