Koronavirusi do ta kishte mbytur Berlusconin në mars apo prill, sipas mjekut italian prill

  • S.A /
  • 14 September 2020 - 12:21
Koronavirusi do ta kishte mbytur Berlusconin në mars apo prill, sipas mjekut italian prill

Presidenti i klubit italian Monza, Silvio Berlusconi, do të lirohet nga spitali sot gjatë ditës pas tretmanit për Covid-19, por mjeku i tij paralajmëron se virusi do ta kishte mbytur atë në prill.

Ish-presidenti i Milanit doli pozitiv me koronavirus dhe u shtri në spital më 4 shtator.

Ai vuajti nga pneumonia si efekt anësor i virusit dhe konsiderohej në rrezik të lartë për jetën, pasi në fund të këtij muaji do t’i mbushë 84 vjet.

Mjeku Alberto Zangrillo yregoi sot se Berlusconi nuk ka qenë në kujdes intensiv asnjëherë, e as nuk ka pasur nevojë për oksigjeno-terapi.

Por, ai e pranoi se ish-kryeministri i Italisë është me fat që nuk ishte infektuar me virusin në muajt mars-prill, sepse, sipas tij, nuk do të mundë t’i mbijetonte.

“Sipas të gjitha gjasave, do ta kishte mbytur nëse ishte infektuar në atë kohë dhe ai e di këtë”, tha Zangrillo.

Që prej pikut të pandemisë në Itali, i cili u arrit në fund të shkurtit, trajtimi, kërkimet dhe objektet janë përmirësuar dukshëm në lidhje me Covid-19.

(Kosova Sot Online )