Ylli i Milanit infektohet me koronavirus

  • S.A /
  • 15 September 2020 - 10:48
Ylli i Milanit infektohet me koronavirus

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe si pasojë do të mungojë të paktën deri në fund të muajit shtator.

Mediat italiane raportojnë se ylli portugez është vetizoluar, në përputhje me protokollin shëndetësor.

Milani e kishte ruajtur privatësinë e tij duke mos e bërë të ditur lajmin që Leao është infektuar me virus.

Por Gazzetta dello Sport raporotn se qendërsulmuesi ka zbuluar se është në karantinë gjatë një bisede me një mik në rrjetet sociale.

Ai është mirë dhe nuk ka simptoma, sipas të përditshmes italiane.

Leao është në pritje të testit tjetër për Covid-19 dhe shpreson se do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli në fund të këtij muaji.

(Kosova Sot Online )