Oscari thotë se Luiz dhe Willian po i bëjnë trysni t’i bashkohet Arsenalit

  • S.A /
  • 15 September 2020 - 11:43
 Oscari thotë se Luiz dhe Willian po i bëjnë trysni t’i bashkohet Arsenalit

Ylli brazilian Oscar ka zbuluar se ish-bashkëlojtarët e tij te Chelsea, David Luiz dhe Willian, janë duke i bërë trysni t’iu bashkohet atyre në Arsenal. Luiz para një viti dhe Willian këtë verë iu bashkuan Arsenalit nga rivali londinez, Chelsea.

Oscar i kishte ata shokë skuadre në Stamford Bridge, para se ta vazhdonte karrierën në Kinë.

Mesfushori brazilian thotë se dy bashkatdhetarët e vet po i bëjnë thirrje të ribashkohen në Emirates Stadium.

29-vjeçari është pjesë e Shanghai SIPG që prej janarit të vitit 2017 dhe e pranon se kthimi në Evropë e tundon.

Duke folur për Fox Sports Brasil, Oscar tha: “Ata më telefonuan, duhej të më telefononin, sepse ne kemi komunikim të mirë. Flas me ta nganjëherë. Ata më thanë ‘eja në Arsenal, eja këtu’. Ama është e vështirë për mua”. “Kam kontratë me Shanghai, e kam të vështirë të largohem. Jam i lumtur që ata janë bashkë përsëri. Jam i lumtur që Willian është i lumtur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )