Koeman: Ne në Barcelonë i respektojmë kontratat, Suarezi do të jetë pjesë e skuadrës

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 10:04
Koeman: Ne në Barcelonë i respektojmë kontratat, Suarezi do të jetë pjesë e skuadrës

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ia ka lënë derën hapur Luis Suarezit për t’u rikthyer në skuadrën katalonase, nëse largimi i tij nga klubi nuk arrihet brenda këtij afati kalimtar.

Koeman e njoftoi sulmuesin uruguaian menjëherë pasi u emërua trajner i Barçës së ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhej të gjente një skuadër tjetër për të luajtur.

Suarez ishte afër kalimit në Juventus, por gjërat u komplikuan dhe tani e ardhmja e tij është e pasigurt.

“Kam biseduar me Luisin këtë mëngjes”, tha Koeman pas fitores së Barcelonës 3:1 kundër Gironës të mërkurën në mbrëmje.

“Do të presim dhe do të shohim nëse ai do të largohet apo jo. Por në i respektojmë kontratat dhe e kam thënë që nga dita e parë se, nëse ai është pjesë e skuadrës, atëherë do të jetë një lojtar plus për ne”, nënvizoi holandezi.

(Kosova Sot Online )